Me pranga në duar, vajza lexon letrën prekëse për fëmijët e saj dhe përballet me babanë

Edmira Xhaferraj është e reja e cila u bë protagonistja e emisionit “Shihemi në gjyq” pasditen e sotme në ekranin e Tv Klan.
Ajo ka 4 vite e burgosur në burgun e grave 325 tek “Ali Demi”.

Mamaja e dy fëmijëve i ka dërguar një letër nga burgu, Eni Çobanit dhe ajo ndodhet sot përballë saj në një seancë ndërmjetësimi, të zbardhur nga tvklan.al.

Ermira u shpreh:

Ne bashkarisht jemi lidhur nga kjo letër dore, e cila është ulur një ditë dhe lot në sy ka shkuar këtë letër. Me thënë të drejtën Ardit kushdo që do e lexonte do të prekej. Mu desh të merrja rrugën dhe ta takoja nga afër dhe të bëni sot këtë seance ndërmjetësimit.”

Ajo tha se nuk e pati të lehtë për të ardhur në këtë studio, por ishte e domosdoshme.

Më tej vazhdoi:

Unë jam e Edmira Xhaferaj , jam 30 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Aktualisht jam e divorcuar dhe ai ndodhi pasi unë u gjenda pas hekurave. Askush nuk do ta dëshironte një divorc, as kur je jashtë jo më pas dyerve të burgut. Arsyeja pse kam thirrur babain tim sot, është e vetmja shpresë për mua dhe fëmijët e mi. Kam 4 vite që nuk kam asnjë kontakt me ta, kam qenë shumë e lidhur me ta.

Eni Çobani:

Në çfarë moshe i ke lënë fëmijët?

Edmira Xhaferraj:

Gocën e kam lënë 7 vjeç dhe djalin pa bërë 4. Sot goca është 11 vjeç dhe djali është 7. Nga 6 Dhjetori i 2013 nuk kam asnjë kontakt.

Agimi:

As vetë nuk e di pse jam thirrur sot nga vajza ime. Kjo qenka kaq kohë në burg, pse nuk më ka njoftuar për arrestimin dhe burgimin e kësaj vajzës, për arsye se dhe vajza s’më ka thënë dhe ish- familjarët e saj nuk më kanë thënë. Di të them se ka patur një familje të rregullt, si nga ana ime si nga ana e ish-burrit. I rrita, i fejova, i thashë burrë. Burrin e bëra me lajmësi, e deshën njëri tjetrin. Në ato kohë kishim marrëdhënie shumë të mira familjare. U martua, lindi vajzën dhe më pas djalin. I shoqi punonte në Greqi dhe jetonte me vjehrrën. Ka qenë mirë dhe më shtëpinë dhe me ekonomi të mirë. U martua në vitin 2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *